Gjykata e dënon Tush Frrokajn me 21 vjet burgim për vrasjen në Klinë

Gjykata e dënon Tush Frrokajn me 21 vjet burgim për vrasjen në Klinë

Gjykata Themelore në Pejë e ka shpallur fajtor Tush Frrokajn për veprat penale “vrasje” , “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, dhe veprën penale “shtrëngim”.

Ai është dënuar në total me 21 vjet burgim,  në të cilin do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

Frrokaj është dënuar me 20 vjet për vrasje dhe 1 vit burgim për veprën penale “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe veprën penale “shtrëngimi”.

Nasuf Hasani, avokat i palës së dënuar për gazetën online Reporteri.net ka thënë se është i pakënaqur me dënimin që iu shqiptua klientit të tij.

Sipas aktakuzës Frrokaj  në korrik të vitit 2023,  e ka vrarë Anton Prelajn brenda një kafeterie në qendër të qytetit të Klinës. 

Related Articles