Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Safet Gjicit, nuk pranon ankesën për pafajësi

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Safet Gjicit, nuk pranon ankesën për pafajësi

Gjykata e Lartë nuk ka pranuar ankesën e Safet Gjicit, ish-kryebashkiakut të Kukësit, për pafajësi, pasi ai kërkoi shfuqizim të vendimit të Apelit të Posaçëm të datës 24 qershor 2024.

Ndërkohë Safet Gjici është liruar nga qelia më datë 19 maj për shkaqe shëndetësore dhe ndodhet në arrest shtëpiak.

Safet Gjici u dënua me tri vjet burgim për “korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre” dhe ju hoq edhe e drejta për të ushtruar funksione publike për pesë vjet./

Related Articles