Gjykata e rrëzon aktakuzën ndaj Faton Klinakut për kanosjen ndaj Kurtit

Gjykata e rrëzon aktakuzën ndaj Faton Klinakut për kanosjen ndaj Kurtit

Gjykata Themelore në Prishtinë të premten ka aprovuar kërkesën për hudhjen e aktakuzës ndaj Faton Klinakut dhe ka pushuar procedurën penale ndaj tij për veprën penale “Kanosja” ndaj Kryeministrit Albin Kurti, raporton Gazeta Enigma.

Procedura penale do të vazhdojë vetëm ndaj të akuzuarit tjetër, Nuredin Selmani.

Në seancën fillestare, më 3 shtator 2025, Faton Klinaku dhe Nuredin Selmani ishin deklaruar të pafajshëm.

Klinaku kishte shkruar në faqen e tij në “Facebook”, më 29 gusht 2023 se: “më parë e vras Albin Kurtin sesa që ia lëshoj rrugën e iku nga Kosova”.

Related Articles