Gjykata e tenderëve ngre dyshime serioze: U dëmtua buxheti për 120 mijë euro në Spitalin e Gjilanit

Gjykata e tenderëve ngre dyshime serioze: U dëmtua buxheti për 120 mijë euro në Spitalin e Gjilanit

yrtari i Prokurimit në Spitalin e Gjilanit, Gzim Shala po dyshohet se e ka dëmtuar buxhetin e shtetit, në vlerë prej 120 mijë euro. Kjo për shkak lidhjes së kontratës në mënyrë të kundërligjshme një operator ekonomik nga Prizreni “Mburoya”, ndërkohë që ishin plotësuar kushtet që t’i vazhdohej kontrata operatorit “Aroma Plus”.  Si rrjedhojë, pas padisë së ushtruar, OSHP i ka dhënë të drejt “Aroma Plus”.

“Aprovohet, si e bazuar ankesa e Operatorit ekonomik “AROMA PLUS” SH.P.K., me nr. 2023/0873 dates, 06/11/2023, lidhur me aktivitetin e prokurimit “Shërbimet e pastrimit të brendshëm dhe sanitarise në Spitali Përgjithshëm Gjilan” AK-Spitali i Përgjithshëm Gjilan, me numër:220-70001-0731-23-11763 2-2-5, dhe shfuqizohet kontrata e nënshkruar e këtij aktiviteti të prokurimit me procedurë të negociuar të prokurimit”, thuhet në vendim e marrë nga OSHP.

Si rrjedhojë,  në afat prej 10 ditësh, Autoriteti Kontraktues, pra Spitali Regjional i Gjilanit, duhet ta informojë OSHP për të gjitha veprimet e ndërmarra lidhur me këtë aktivitet të prokurimit, në të kundërtën, OSHP ka të drejtë të ndërmarrë masa ndaj Autoritetit Kontraktues për mos respektim të vendimit.

Çka kishte ndodhur?

Operatori ekonomik “Aroma Plus” kujdesej për pastërtinë e Spitalit në Gjilan qysh nga viti 2019.

Pas skadimit të kontratës, “Aroma” kishte aplikuar sërish duke nënshkruar një kontratë tre mujore prej 01.12.2022 deri me 01.03.2023.

Ndërkohë me datë 10.03.2023 kanë nënshkruar një kontratë tjetër, kësaj radhe pa afat të caktuar.

Kontrata mes “Aroma Plus” dhe Spitalit Regjional të Gjilanit kapte vlerën e 21 mijë e 950 eurove.

Me 2 nëntor të 2023-ës Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit përkatësisht zyrtari, Gzim Shala lidhi kontratë me operatorin ekonomik “MBUROYA” Sh.P.K me lokacion në Prizren me procedurë të negociuar pa publikim të njoftimit.  

Kontrata me këtë operator ekonomik kap vlerën e 29 mijë e 638 eurove apo më saktë 29,638.85.  

Për të njëjtin shërbim, pra, pastrimin e brendshëm dhe të sanitarisë në Spital, pagesa ishte e ndryshme. Dallimi në euro është për 7 mijë e 688 euro.

Sipas OSHP-së, ky aktivitet i prokurimit është zhvilluar me procedurën e negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë, vlerë e mesme, lloji i kontratës, shërbim vlera e parashikuar 120,000.00€.  

Çka rekomandonte KRPP?

Komisioni Rregullativ i prokurimit publik (KRPP) kishte konstatuar se nuk mund të shkëputet marrëveshja dhe të lidhet me një tjetër.

Si rrjedhojë, KRPP kishte rekomanduar Autoritetin Kontraktues të Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, se me rastin e publikimit të procedurës së negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë, me arsyetim si rrjedhojë e ankesës në OSHP, janë të obliguar të zhvillojnë procedurë të negociuar për shërbime.

“KRPP – Departamenti i Monitorimit gjatë monitorimit ka vërejtur se me datën 10.03.2023 keni nënshkruar kontratën me procedurën e negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë, për aktivitetin e prokurimit “Shërbimet e pastrimit të brendshëm në Spitalin e Përgjithshëm Gjilan: Kontrata lidhet me datën 10.03.2023 dhe vlen deri në lidhjen e kontratës së re, në momentin e lidhjes së kontratës së re kjo kontratë automatikisht të ndërpritet si dhe menaxheri i kontratës do të bën mbylljen edhe në E-prokurim”, thuhej në rekomandimin e KRPP-së.

Rekomandimi i KRPP është bazuar në të dhënat e lartcekur, AK në këtë rast Spitali i Gjilanit nuk ka pasur të drejtë të zhvillojë procedurë të negociuar pasi që AK më të njëjtat procedura (procedurë të negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë), ka në fuqi kontratën e lidhur me datën 10.03.2023 deri ne lidhjen e kontratës së re me Operatorin Ekonomik “Aroma Plus” .

Përgjigja e zyrtarit për prokurorim në Spitalin e Gjilanit

Gazeta Insajderi e kishte kontaktuar edhe zyrtarit e prokurimit, Gzim Shala për të kuptuar detaje mbi lidhjen e kontratës së re, përkatësisht shkëputjes së kontratës me operatorin paraprak.

Ai deklaronte se “Aroma Plus”, ishte informuar për shkëputjen e kontratës.

“Departamenti i Prokurimit i ka njoftuar operatorin ekonomik lidhur për mos vazhdimin e sigurimit të kontratës. Validiteti i Sigurimit të Kontratës ka qenë deri me datën 10.11.2023 dhe për këtë është njoftuar Operatori Ekonomik se sigurimi i Kontratës nuk ju vazhdohet dhe kontrata përfundon me datën 10.11.2023 “, ka thënë Shala teksa shtonte se arsyeja për mos vazhdimin e kontratës është bërë për shkak sipas tij shkeljes së kontratës nga OE Aroma Plus SHPK.

Sipas zyrtarit për prokurorim, pronarët e “Aroma Plus” nuk kishin paguar trustin e punëtorëve.

“Lidhur me pagën e punëtorëve bruto e cila ka qenë 302 euro këtë Operatori Ekonomik nuk e ka respektuar. Po ashtu duke u bazuar ne Ligjin e Prokurmit Publik z. Skender Krasniqi dhe Dijar ( Skender ) Krasniqi janë dënuar për vepër penale ku kane sulmuar fizikisht zyrtarin e Spitalit Pergjithshem Gjilan”.

“Ku për këtë çështje kemi njoftuar edhe Departamentin Monitorimit të KRPP-së, ka deklaruar ai.

“Në momentin e marrjes së këtyre informatave ne kemi marrë masa ligjore ndaj OE në fjale. Por jo vetëm aq punëtoret e kësaj kompanie kane sjellur në zyrën e prokurimit dëshmi ku qysh nga viti 2021/2023 nuk ju është paguar fare trustin punëtoreve me iniciale M.H dhe S.M, me këtë ka berë keqpërdorim dhe ka bere shkeljen e kontratës. Dhe me kërkesë nga Menaxheri Kontratës është bërë shkëputja e kontratës“, deklaroi ai.

Krejt këto akuza janë mohuar nga operatori ekonomik “Aroma Plus”, të njëjtit kanë ofruar dëshmi se me trustin dhe pagat kanë qenë në rregull. Si rrjedhojë, edhe OSHP ka vendosur në favor të tyre, duke i rrëzuar poshtë pretendimet e zyrtarit të prokurimit në Spitalin e Gjilanit.

Related Articles