Gjykata i thotë “jo” Netanyahut për shtyerjen e gjykimit të tij për korrupsion

Gjykata i thotë “jo” Netanyahut për shtyerjen e gjykimit të tij për korrupsion

Gjykata e Qarkut të Jeruzalemit ka refuzuar kërkesën e kryeministrit Benjamin Netanyahu për një ndërprerje dyjavore të gjyqit ndaj tij për korrupsion, pasi Zyra e Prokurorit të Shtetit u shpreh kundër pezullimit, raporton The Times of Israel.

Sipas medias, në një deklaratë, gjyqtarja Rivka Friedman-Feldman ka thënë se kërkesa, e paraqitur nga avokati mbrojtës i Netanyahut, Amit Hadad, “nuk paraqet një bazë apo arsye të detajuar që do të mund të justifikonte anulimin e seancave dëshmuese,” transmeton Express.

Hadad kishte pretenduar se kryeministri kishte nevojë për pushim dyjavor për t’u përqendruar në “çështje diplomatike, kombëtare dhe të sigurisë së rendit të parë”, në vazhdën e luftës së fundit me Iranin, e cila përfundoi të martën.

Ndërkohë, sipas raportimeve të djeshme, Izraeli dhe SHBA janë duke punuar për një marrëveshje të gjerë që do të përfundonte luftën në Gaza dhe do të sillte normalizim të marrëdhënieve me vende të tjera arabe.

Related Articles