Gjykata Kushtetuese po planifikon të shpenzojë gati 10 mijë euro për blerjen e 10 telefonave të mençur.
Për blerjen e një telefoni të mençur gjykata është është gati të paguajë deri në 1 mijë euro. Njoftimin për blerjen e tyre, Gjykata e bëri sot nëpërmjet platformës elektronike për prokurim publik në Kosovë “E-prokurimi”.
Të dhënat tregojnë se Gjykata Kushtetuese ka parashikuar të nënshkruaj kontratë deri në vlerë 9,900 euro për blerjen e 10 telefonave të mençur siç njihen ndryshe “smartphone”.
Për këtë aktivitet të prokurimit, Gjykata Kushtetuese inicioi procedurën e hapur të prokurimit me çmimin më të ulët si kriter për dhënie të kontratës.
Mesi u muajit shtator është data edhe kur kompanitë e interesuara të ofertojnë mund t’i dorëzojnë ofertat e tyre. KALLXO.com rreth katër vite më parë publikoi hulumtimin lidhur me blerjen e telefonave të shtrenjtë nga gjykata