Gazeta Sinjali sot raportoi për arrestimin e të dyshuarës për shpërndarjen e fotografive të dy motrave të mitura në rrjetin social TikTok. E dyshuara e cila po ashtu është e mitur, ka vënë përshkrime denigruese për vajzat dhe si rredhojë nëna e tyre ka kërkuar ndihmën e Policisë.
Për më tepër, pasi është arrestuar, e mitura ka kërcënuar dy motrat në prani të zyrtarëve policorë.
Brenda afatit ligjor, Prokuroria ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së sigurisë ndaj saj.
Sinjali mëson se 15-vjeçarja sot ka dalë para gjyqtarit të procedurës paraprake dhe ndaj saj është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 15 ditësh.