Avokati Ardian Bajraktari ka njoftuar se Gjykata Themelore në Prishtinë e ka refuzuar padinë e dorëzuar nga grupi “Asnjë Cent Më Shumë” ndaj Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, kundër vendimit për shtrenjtimin e rrymës për 16.1 përqind.
Bajraktari ka paralajmëruar se do t’i drejtohen Gjykatës së Apelit kundër këitj aktvendimi, teksa ka thënë se ankesën e kanë gati.
“Kam pranuar Aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilin refuzohet kërkesa për sigurimin e Padisë tonë ndaj Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE). Tashmë, gati është Ankesa për Gjykatën e Apelit ndaj këtij Aktvendimi”, ka shkruar Bajraktari në Facebook.