Gjykata Speciale ka arrestuar ish-kryetarin e Malishevës, Isni Kilajn.
Kjo u konfirmua nga djali i Kilajt, Blendi.
Kilaj ka qenë ish-komandant i UÇK-së dhe ishte arrestuar edhe më parë nga kjo gjykatë më 2 nëntor 2023.
Ai u lirua më 15 maj, me kushte të rrepta, në bazë të vendimit të gjykatësit të vetëm të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) të datës 3 maj 2024.