Gjykata vendos një muaj paraburgim ndaj kryeshefit të KRU “Gjakova”

Gjykata vendos një muaj paraburgim ndaj kryeshefit të KRU “Gjakova”

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur të caktojë një masë paraburgimi prej një muaji për Hasan Krasniqin, kryeshefin e KRU “Gjakova”, i cili u arrestua pas një aksioni të organizuar nga Krimet Ekonomike në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e gjykatës, Mirlinda Gashi, për Gazetën Enigma. Sipas njoftimit të Prokurorisë Speciale, Hasan Krasniqi dyshohet për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, përkatësisht Njësinë Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Korrupsionit në Gjakovë, kanë realizuar sot një operacion policor në Gjakovë. Operacioni policor ka rezultuar me arrestimin e një personi H.K., të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 i KPRK-së, i cili me vendim të prokurorit nga PSRK është ndaluar për 48 orë”, u tha në përgjigjen e Prokurorisë Speciale.

Hasan Krasniqi, kryeshefi i KRU “Gjakova”, ishte arrestuar në Bullgari në gusht të vitit të kaluar, pas një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Policia italiane. Arrestimi ishte bërë për dyshimet se ai ishte i përfshirë në trafikimin me qenie njerëzore.

Në zgjedhjet lokale të vitit 2021, ai ishte kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për Asamblenë Komunale të Gjakovës, por nuk kishte arritur të sigurojë mjaftueshëm vota për të qenë pjesë e saj.

Në zgjedhjet lokale të vitit 2021, ai garoi për një vend në Asamblenë Komunale të Gjakovës si kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje, por nuk arriti të sigurojë mjaftueshëm vota për t’u zgjedhur. Në janar të vitit 2022, mori postin e kryeshefit ekzekutiv të KRU “Gjakova”.

Related Articles