Në vazhdën e karrierës së saj të shkëlqyer në shërbimin ligjor, një gjyqtare e Gjykatës së Lartë të Suedisë është dënuar për vjedhje.
Sipas mediave të huaja, gjyqtarja 67-vjeçare u kap në një dyqan në qendër të Stokholmit duke vjedhur qofte dhe proshutë.
Ajo është dënuar me një gjobë prej rreth 4,800 euro. Ndër të tjera, raportohet se ajo dha dorëheqjen në shkurt kur rasti u bë publik. 67-vjeçarja shërbeu për gati dy dekada si gjykatëse, ndërsa dha dorëheqjen kur rasti u bë publik.
Përveç proshutës dhe qofteve, ajo fshehu në shportën e saj salsiçe dhe djathë të cilat i mbuloi me një qese tjetër për të mos rënë në sy.