Dukagjini pritet të debutojë në garat ndërkombëtare, derisa më 13 Korrik në “Fadil Vokrri” mirëpret ekipin Europa nga Gjibraltari.
Klubi nga Klina përveç kundërshtarit nga një vend i largët si Gjibraltarit, gjithashtu do të ketë përballë edhe gjyqtarët e ndeshjes krejtësisht anonym nga Ishujt Farao, shkruan Gazeta “Enigma”.
Jóhan Hendrik Ellefsen do jetë gjyqtar kryesor i takimit, ndërkohë Andrew Christiansen dhe Jan Hermansen do jenë gjyqtar asistent.
Alex Troleis do të jetë në rolin e gjyqtarit të katërt. Kujtojmë që ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 20 Korrik në Gjibraltar. /Gazeta Enigma/