Gjyqtarja nga Kosova, Lumturie Muhadri asistente në ndeshjet e UEFA Conference League

Gjyqtarja nga Kosova, Lumturie Muhadri asistente në ndeshjet e UEFA Conference League

Të enjtën zhvillohet ndeshja mes Gent dhe Zilina e vlefshme për raundin e dytë të UEFA Conference League.

Në këtë takim gjyqtarë kryesor do të jenë nga Kosova, përfshi këtu edhe si asistene një femër.

Bëhet fjalë për Lumturie Muhadri, e cila do të jetë asistente së bashku me Granit Hysenin, kurse gjyqtari kryesor Visar Kastrati.

Gjyqtar i katërt në këtë takim që luhet në stadiumin “KAA Gent” do të jetë Ilir Mehmeti.

Kjo ndeshje zhvillohet të enjtën nga ora 20:00

Related Articles