Gjyshi i cili sot kërkoi llogari nga Jasharaj, ditë më parë kishte akuzuar SBASHK-un se po i dëmton fëmijët përmes grevave

Gjyshi i cili sot kërkoi llogari nga Jasharaj, ditë më parë kishte akuzuar SBASHK-un se po i dëmton fëmijët përmes grevave

Vizita e sotme e këshillit grevist të SBAShK-ut dhe atij të BSPK-së në shkollën fillore të mesme të ulët “Ismail Qemali” është përcjellë me tensione.

Qytetari Musli Rexhepi, mbesat e të cilit vijojnë mësimin në këtë shkollë, ka tentuar ta pengojë ekipin e SBAShK-ut, duke kërkuar nga kryetari Rrahman Jasharaj, që ta ndërpresin grevën në arsim.

E pak ditë më parë ishte pikërisht ky qytetar i cili në një prononcim për Telegrafin ishte shprehur se e konsideron turp këtë që po iu bëhet fëmijëve.

“Unë si gjysh këtë grevë e shoh si shumë armiqësore ndaj Sindikatës së Arsimit por edhe një pjesë ndaj Qeverisë, të dyja bashkë janë dukë i dëmtuar fëmijët tanë. Kjo është një trup prej tyre sidomos prej SBASHK-ut”, kishte deklaruar Rexhepi.

Ndryshe gjatë takimit të sotëm në shkollën fillore “Ismail Qemali”, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj tha se presidentja ka premtuar se do ta bëjë të pamundurën që ta bind qeverinë që të ulet të bisedojë me sindikalistët.

Ndërsa tha se 50 eurot, e ofruara nga Qeveria në pakon e re prezantuar të shtunën, është një shumë që nuk ju duhet. 

Related Articles