Gjyshi i foshnjës: Spitali i Pejës tentoi ta fshehë rastin, fetusi doli copa-copa në qese

Gjyshi i foshnjës: Spitali i Pejës tentoi ta fshehë rastin, fetusi doli copa-copa në qese

Babai i gruas që kishte lindur foshnjën, i cili njëkohësisht është edhe punëtor në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës – ka folur sot për herë të parë publikisht për rastin që tronditi opinionin në dhjetor të vitit 2022.

Ai tha se stafi spitalor tentoi ta fshihte ngjarjen, ndërkohë që familja nuk dinte asgjë për fatin e trupit të foshnjës së vdekur.

“Kur kemi shkuar për ta marrë trupin e foshnjës, kemi pritur një orë e gjysmë pa asnjë përgjigje. Askush s’na tregoi ku ishte kufoma. Vetëm pas shumë insistimesh, më thanë: ‘Mos u maltreto, hajde merre në ora 12 për varrim’.

E kam thirrur sigurimin, por njëri prej tyre doli si i nervozuar dhe u largua. Në ato momente fillova të dyshoj seriozisht,” deklaroi ai pas përfundumit të seancës.

“Kur na e kanë sjellë trupin, ishte copa-copa në një qese. Kemi mbetur të shtangur. Nuk kam parë kurrë një lëshim kaq të rëndë.”, shtoi ai. Saranda Keqekolli, avokatja e familjes së foshnjës së ndjerë, deklaroi se sot është pranuar aktakuza, por sipas saj, ajo nuk reflekton seriozitetin dhe peshën e ngjarjes.

“Me aktakuzën nuk jemi të kënaqur. Rasti është neglizhuar shumë. Kjo ngjarje nuk ka tronditur vetëm familjen, por edhe opinionin publik. Foshnja ka përfunduar në lavatriçe sepse dikush nuk e ka kryer punën siç duhet.

”Keqekolli theksoi se të pandehurit nuk i kanë mohuar veprimet, përkundrazi, kanë pranuar se e kanë mbështjellë fetusin me çarçafë, gjë që ka çuar në tragjedinë e ndodhur.

VIDEO:

Related Articles