Gjyshinca i VV-së: Është koha të fillojmë bisedat për largimin e regjimit të vizave edhe me ShBA-të

Gjyshinca i VV-së: Është koha të fillojmë bisedat për largimin e regjimit të vizave edhe me ShBA-të

Deputeti i VV-së, Gazmend Gjyshinca, ka mirëpritur vendimin Emirateve të Bashkuara Arabe që Kosovës të ia heqin vizat.

Ai ka bërë me dije Kosova po hapet gjithnjë e më shumë ndaj botes.

Në profilin e tij në “Facebook”, Gjyshinca ka shkruar se tani është koha që të fillohet puna për largimin e regjimit të vizave edhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Hapësira e lëvizjes dhe e shkëmbimeve për shtetasit e Kosovës po rritet gjithnjë e më shumë. Pas liberalizimit të vizave me zonën Schengen, tash do të lëvizim lirshëm edhe drejt Emirateve të Bashkuara Arabe, gjë që besoj se do të pasohet së shpejti edhe nga vendet tjera të rajonit të gjirit-GCC. Në anën tjetër, është koha që të fillojmë punën e bisedat për largimin e regjimit të vizave edhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Duke u bërë pjesë e programit “Visa Waiver Program”, sikur bëri Kroacia dy vite më parë. Do t’jet rrugë e gjatë, por jo e pa arritshme!”, ka shkruar Gjyshinca.

Related Articles