Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Gjyshinca, gjatë një interviste ka deklaruar se Kosova do të paraqitet si Republikë në Procesin e Berlinit.
Ai mohoi pretendimet se shteti do të prezantohet me fusnotë në këtë proces.
LEXO EDHE: E paqartë forma e pjesëmarrjes së Kosovës në CEFTA
Tutje Gjyshinca ka shtuar se kjo do të konfirmohet edhe ne mënyrë dokumentative ditëve ne vijim.
“Edhe në kuadër të CEFTA edhe në kuadër të Procesit të Berlinit unë po flas për një prezentim të njëjtë, e tash mbetet të shihet ditëve në vijim. Ajo çfarë mund të them unë tani është se Kosova do të paraqitet si Republikë dhe kjo do të konfirmohet pastaj edhe në mënyrë dokumentative”, ka shtuar Gjyshinca në tëvë1, transmeton Gazeta Enigma.