Gjysmë orari nuk u bëri punë, punëtorët e ATK-së vazhdojnë grevën me orar të plotë

Gjysmë orari nuk u bëri punë, punëtorët e ATK-së vazhdojnë grevën me orar të plotë

Sindikata e punëtorëve të ATK-së ka marrë vendim që të vazhdojnë grevën e tyre e tashmë me orar të plotë nga e hëna, grevë kjo që do zgjas nga ora 08:00 deri në orën 16:00.

Sekretarja e kësaj sindikate Arlinda Bajraj gjatë një konferencë për media tha se kjo grevë do vazhdojë deri në realizimin e kërkesave të tyre të një pas njëshme që kishin bërë deri tani.

“Ne veçse kemi paralajmëruar vazhdimisht për mbajtjen e grevë, ku 100% stafi ka mbështetur këtë grevë, dhe sot është dita e shtatë e kësaj greve, dhe edhe pse kemi dërguar vazhdimisht kërkesat tona nuk kemi marrë akoma as edhe një përgjigje, kështu që kemi marrë vendim që greva të vazhdojë e tashmë nga e Hëna greva do jetë e plotë nga ora 8 deri në 16:00 deri sa të realizohen kërkesat tona”, tha Bajraj.

Related Articles