Qendrat e votimeve është dashur të mbyllen para gjysmë ore në Serbi, mirëpo në disa foto të mediave lokale shihet se interesimi për votim është ende i madh.
Sot po mbahen zgjedhjet nacionale në Serbi. Sondazhet parazgjedhore, megjithë optimizmin nga opozita e ndarë serbe, sugjerojnë se presidenti aktual serb, Aleksandar Vuçiq mund të fitojë raundin e parë me rreth 60 për qind të votave dhe koalicioni qeverisës, i udhëhequr nga Partia Progresive Serbe e Vuçiqit parashikon ta marrë shumicën në parlamentin serb, raporton N1.
Hulumtimet parashikojnë se SNS dhe partnerët e koalicionit mund të marrin 63 përqind të votave përfundimtare, duke u dhënë atyre një shumicë bindëse në parlament./Gazeta Enigma/