Gjysmëfinalja vendimtare mes Prishtinës dhe Dritës, këto janë formacionet zyrtare

Gjysmëfinalja vendimtare mes Prishtinës dhe Dritës, këto janë formacionet zyrtare

Prishtina pret Dritën në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, e cila zhvillohet në “Fadil Vokrri”, nga ora 20:00.

Ndeshjen e parë të zhvilluar në Gjilan e kishte fituar Prishtina me rezultat 1-0, por kishe akuza në gjykim nga të dyja palët.

Arsim Thaqi ka vendosur që për këtë ndeshje të luajë me emra si Albin Krasniqi, Leotrim Kryeziu dhe Ardian Muja.

Në anën tjetër, Zekirija Ramadani do të startojë me emra si Kastriot Selmani, Veton Tusha dhe Arb Manaj.

Fituesi do të luajë në finale me Llapin, që sot siguroi kalimin, pasi fitoi edhe ndeshjen e dytë nga Drenica, duke kompletuar rezultatin e përgjithshëm prej 4-0.

Prishtina: Kolaj, Vitija, Islami, Salihu, Kryeziu, Krasniqi, Muja, Gallapeni, Halili, Bytyqi, Raçi. 

Drita: Maloku, B.Krasniqi, Bejtullai, Ovouka, Sheji, Dabiqaj, Zulfiu, Kostyshyn, Selmani, Tusha, Manaj.

Related Articles