Për shkak të disa deklaratave, Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka dorëzuar padi ndaj Natyra Kuçit të PSD-së, në Gjykatën Themelore të Prishtinës, raporton Gazeta Enigma.
Lajmin e ka konfirmuar avokatja Arbnora Pireva Dervisholli e cila ka thënë se aktivistja e PSD është paditur për shpifje
“E konfirmojmë deponimin e padisë për shpifje në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj Natyra Kuçit sa i përket deklarimit të saj se si aktivistët e LVV pasurohen kaq shpejt e me saktë Glauk Konjufca. Dëmshpërblimi i kësaj padie do të shkojë si donacion bamirësie”.
Zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate, Natyra Kuçi, më herët kishte deklaruar se Konjufca ishte pasuruar shumë shpejt dhe se kishte në pronësi “gjashtë banesa” dhe se babai i tij “tri banesa”.
“Kurrkush nuk kish prit që Glauk Konjufca i bon gjashtë shpija e baba i vet tri e na s’thojmë kurrgjë. Domethënë një pasurim kaq i shpejtë. Gjashtë banesa Glauku, ndërsa tri baba i vet, me vlerësimin e fundit që është bërë”, kishte thënë Kuçi.