Gledi Mici nuk është më pjesë e Prishtinës dhe vetë mbrojtësi e ka konfirmuar diçka të tillë me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale. I afruar në vitin 2020 me kryeqytetasit, kapiteni Mici largohet pas 3 sezonesh, duke ndërprerë kontratën e cila skadonte verën e ardhshme.
Mbrojtësi i majtë që ka provuar të luajë edhe me Kukësin, Skënderbeun e Shkëndijën e Tetovës, është padyshim një alternativë shumë e mirë për Superioren, duke qenë se e njeh kampionatin shqiptar dhe në vitet e fundit, paraqitjet e tij kanë qenë mjaft të mira.
“Bashkëpunimi me FC Prishtina përfundon. Faleminderit për këto 3 vite të mrekullueshme”, shkruan mbrojtësi, që del tashmë një lojtar i lirë.