Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit shqiptar, Gledis Nano ka reaguar në lidhje me aksionin e SPAK-ut të zhvilluar në pikën kufitare në Morinë ku janë arrestuar 31 policë dhe punonjës shqiptarë dhe 25 policë të Kosovës.
Nano nga Kakavija ka bërë me dije se ai që në fillim ka pasur si qëllim pastrimin e figurës dhe uniformës së policisë.
Sipas tij, aksioni do të vazhdojë ndaj çdo efektivi e punonjësi që abuzojnë me detyrën.
“Në këtë operacion policia e shtetit është ndaluar dhe që në fillim të marrjes së detyrës unë kam synuar dhe i qëndroj fort pastërtisë së figurës së punonjësve të policisë dhe ato që nuk e gjejnë veten le të largohen dhe nuk mund të bëhet pis uniforma nga disa elementë. Inkurajon të gjithë kolegët për të gjithë personat që abuzojnë me detyrën”, ka thënë ai, shkruan abcnews.al.