Gliha pas humbjes së Kosovës nga Rumania me akuza të rënda ndaj gjyqtarëve

Gliha pas humbjes së Kosovës nga Rumania me akuza të rënda ndaj gjyqtarëve
Përfaqësuesja e Kosovës ka pësuar humbjen e dytë në kampanjën kualifikuese për Euro 2024, pasi u mposht në Bukuresht nga Rumania me rezultat 2-0.

Ka qenë një ndeshje që ka zgjatur thuajse tre orë për shkak të ndërprerjes që ndodhi në fillim të saj.

Trajneri Primozh Gliha ka folur pas ndeshjes për Supersport.

“Situata ishte shumë e vështirë. Kishim shanse shumë të mira por nuk shënuam dhe kjo është kjo. Kemi pasur shanse të shumta sidomos në pjesën e parë. Vedati pati shanse të mira, Zhegrova po ashtu. Katër shanse me dhjetë lojtarë, bëhet e vështirë. Duhet të themi disa fjalë për referët. Nuk i kuptoj disa vendime të tyre. Natyrisht se nuk ishte ndeshje e zakonshme për ne. Ishte ndeshje me presion. Ne nuk prisnim diçka të tillë. Këtu nuk ka politikë, është lojë. Do të jetë problem për ata”, ka theksuar Gliha.

Kosova mbetet e pesta dhe e parafundit në Grupin I me katër pikë, tetë më pak se Rumania dhe 10 më pak se Zvicra.

Izraeli është i treti me 11 pikë, ndërsa Bjellorusia e katërta me katër pikë.

Andorra është e fundit dhe pa pikë.

Related Articles