Përzgjedhësi i Kosovës, Primozh Gliha, ka thënë se Kosova e ka merituar fitoren ndaj Bjellorusisë.
“Jam shumë krenar për lojtarët, pasi kishim raste. Është dashur të kemi penallti 100 për qind, nuk e di pse arbitri nuk shkoi ta shikoi atë situatë. Penalltia ishte e pastër”, ka thënë Gliha.
Ai është ankuar për mungesat. Ka thënë se Kosova po luan pa sulmues për shkak të mungesave. Ka thënë se ndryshe do të ishte nëse në ekip do të ishin Muriqi, Rashica, Rrahmani.
“Sot kishim shumë mundësi për gol, por nuk kishim lojtarë sulmues në pozitën e sulmuesit”.
Gliha ka përmendur rezultatet e arritura nën drejtimin e tij. Ka thënë se njerëzit në Kosovë ishin shumë të mirë ndaj tij dhe se ka kaluar momente të mira te Kosova. Ka përmendur edhe numrin e madh të lojtarëve që kanë fituar rastin nën urdhrat e tij.
“Ndjehem shumë mirë këtu, njerëzit janë treguar shumë të mirë me mua. I kam dhënë mundësi shumë lojtarëve. Edhe shoferët e taksive më dhanë shumë këshilla, por nuk funksionoi”, u shpreh Gliha.