Gllarevë: Penguan punimet në rrugë, Policia arreston tre protestues

Gllarevë: Penguan punimet në rrugë, Policia arreston tre protestues

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Gllarevë, pasi të njëjtit kanë penguar punimet në rrugën Prishtinë – Pejë, raporton Gazeta Enigma.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot janë arrestuar 3 persona në Gllarevë, të njëjtit gjatë protestës kanë penguar punimet në rrugë”, tha Driton Rugova, zëdhënës i Policisë së Pejës.

Ndryshe, banorët e fshatrave Rixhevë, Kijevë dhe Stapanicë po protestojnë që rruga Prishtinë-Pejë të mos devijohet pasi do t’i falimentojë të gjitha binzeset e asaj ane.

Related Articles