Godet gjyqtarin në vend të kundërshtarit, boksieri pritet të dënohet ashpër

Godet gjyqtarin në vend të kundërshtarit, boksieri pritet të dënohet ashpër

Një ndeshje boksi për t’u harruar mund të konsiderohet ajo e Iago Kiladze i cili nuk rezistoi përballë Viktor Faust.

Kiladze ishte duke marrë vazhdimisht goditje nga kundërshtari dhe dukej i trullosur në ring, ndaj arbitri vendosi të përfundonte para kohe takimin dhe t’i akordonte fitoren Faust.

Megjithatë, ky vendim nuk u prit aspak mirë nga Kiladze i cili nuk i mbajti nervat dhe goditi arbitrin.

Për fat, goditja nuk pati ndonjë efekt të madh te gjyqtari, ndërsa tashmë për Kiladze pritet një dënim i ashpër./Gazeta “Enigma”/

Related Articles