Godet Molliqaj: Kurti është shërbyes i Gjykatës Speciale

Godet Molliqaj: Kurti është shërbyes i Gjykatës Speciale

Dardan Molliqaj nga PSD-ja, thotë se Kurti është shërbyes i Gjykatës Speciale.

Përmes një shkrimi në “Facebook”, Molliqaj thotë se takimi i fshehtë i Kurtit dhe Trendafiloves është sepse, kryeministrit po ia mbanë gjallë narrativën për luftë.

“Sot qytetarët e shumtë që ishin mobilizuar për protestë, e detyruan Gjykatën që të dorëzohet nga synimi i saj që t’bëjë propagandë. Ndërsa Kurti, përkundër vullnetit qytetar, e paska ngushëlluar atë, duke i garantuar që Qeveria e tij ia njeh legjitmitetin dhe ia pranon vizitat e propagandën”, shkruan Molliqaj.

Shkrimi in plotë:

KURTI, SHËRBYES I GJYKATËS SPECIALE

Pas mesazhit të qartë që qytetarët ia dhanë Trëndafilovës, që n’Kosovë do ta presim veç me protesta, Kurti po përpiqet ta normalizojë atë. Takimi i fshehur larg publikut është përpjekje e dëshpëruar për legjitimim të kësaj vizite. E ka takuar sepse kjo gjykatë po ia mbanë gjallë narrativen për luftën.

Sot qytetarët e shumtë që ishin mobilizuar për protestë, e detyruan Gjykatën që të dorëzohet nga synimi i saj që t’bëjë propagandë. Ndërsa Kurti, përkundër vullnetit qytetar, e paska ngushëlluar atë, duke i garantuar që Qeveria e tij ia njeh legjitmitetin dhe ia pranon vizitat e propagandën.

Por shumë shpejt do t’i tregojmë edhe Kurtit edhe Gjykatës Speciale që qytetarët e dojnë dhe besojnë në luftën e vet çlirimtare!

Related Articles