Goditet me thikë gjilanasi, dërgohet në QKUK

Goditet me thikë gjilanasi, dërgohet në QKUK

Një person është goditur me thikë nga persona të panjohur në Gjilan.

Policia, përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se viktima ka kërkuar tretman mjekësor në Spitalin e Gjilanit.

Kurse, është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK.

Ndërsa, në lidhje me rastin është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar  dhe me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.

“Rr. Idriz Seferi, Gjilan 09.12.2022 – 01:46. Viktima mashkull  kosovar  ka kërkuar tretman mjekësor në Spitalin e Gjilanit, pasi që ishte goditur me thikë nga persona të panjohur. Viktima është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Në lidhje me rastin është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar  dhe me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Related Articles