Një këmbësor është goditur nga vetura në Arllat para dy orëve.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për lajmi.net se viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore.
Ndërkaq, shoferi është larguar nga vendi i ngjarjes.
“Rreth orës 18:40, kemi pranuar informatën se në kryqëzimin e rrugëve “Agim Qela” dhe “Hamëz Jashari”, në Arllat, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një këmbësor dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori dhe është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që ngasësi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes”, deklaroi Ahmeti.
Ajo shtoi se zyrtarët nga njësiti i trafikut janë duke punuar në drejtim të identifikimit të ngasësit të automjetit dhe hetimit e rastit.