Goditet për vdekje nga një veturë 75-vjeçari në Skenderaj

Goditet për vdekje nga një veturë 75-vjeçari në Skenderaj

Vetura ka goditur për vdekje një person të moshës 75-vjeçare në fshatin Kopiliq të Skenderajt.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, tha se trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Rreth orës 17:00, është raportuar për një aksident trafiku me pasojë fataliteti i shkaktuar në fshatin Kopiliq të Skenderajt. Në aksident janë  përfshirë  një  veturë dhe një  këmbësor, ku si pasojë  e lëndimeve të  pësuara  ka humbur  jetën këmbësori i moshës rreth 75 vjeçar”.

“Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendngjarje dhe po zhvillojnë hetimet për  aksidentin, ndërsa me urdhër të prokurorit  trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet tutje në konfirmim.

Related Articles