Një vajzë pesëvjeçare me kombësi shqiptare është goditur për vdekje nga një makinë në Greqi.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Lechaina, ku vajza ndodhej bashkë me prindërit e saj të cilët po punonin në një serrë, derisa atë e goditi vetura në rrugë, raporton Patris News.
“Drejtuesi i automjetit është arrestuar, derisa varrimi i pesëvjeçares pritet të bëhet në Shqipëri”, shkruajnë mediat greke.
Vajzës është provuar që t’i jepet ndihma e parë, por ajo ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.