Të paktën 15 persona janë arrestuar sot në Spanjë nën dyshimin se janë pjesë e një grupi kriminal të trafikimit të qenieve njerëzore.
Operacioni ka përfshirë kontrolle në shtatë lokacione në provincën jugore të Sevillës, ku është arritur të lirohen 21 viktima.
Siç raportohet, viktimat ishin kryesisht nga Moldavia dhe Rumania dhe janë mbajtur në kushte mizore dhe janë privuar nga ushqimi dhe uji gjatë ditëve të gjata të punës.
Ata u rekrutuan në vendet e tyre të origjinës përmes reklamave dhe rrjeteve sociale, duke ofruar punë në Spanjë me kushte dhe paga fiktive pune.