Një oficer policie në Britani është kapur nga kamerat duke goditur me grusht qenushin e tij një muajsh dhe është pushuar nga puna.
Polici Martin Dunn ishte duke punuar në departamentin e operacioneve speciale të policisë së Mançesterit kur u filmua duke goditur vazhdimisht një qenush në mars 2021.
Ngjarja u filmua dhe u shpërnda kudo në rrjetet sociale, ndërsa ngjarja u raportua zyrtarisht në polici e cila nisi hetimet.
Në videon tronditëse, e cila duket se është regjistruar nga një fqinj, një burrë mund të dëgjohet duke bërtitur brenda një shtëpie përpara se Dunn të fillojë të godasë qenin.