Goditi këmbësorin dhe iku, arrestohet i dyshuari

Goditi këmbësorin dhe iku, arrestohet i dyshuari

Policia në Prishtinë, këtë të mërkurë ka identifikuar një person të dyshuar për përfshirje në një aksident trafiku me lëndime trupore, i cili ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Bazuar në informacionet zyrtare, aksidenti kishte ndodhur të martën, në rrugën “Ali Aliu Kelmendi” në Prishtinë, ku janë përfshirë një automjet dhe një këmbësor.

Pas identifikimit të të dyshuarit, i njëjti është intervistuar dhe ndaj tij kanë filluar procedurat ligjore në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Related Articles