Një person në Gjilan është ndaluar për 48 orë, pasi që i njëjti goditi për vdekje mbrëmë një këmbësor, i cili po kalonte në vijat e bardha.
I dyshuari me inicialet E.O., sipas Prokurorisë në Gjilan, nuk ka respektuar viktimën, kur ka dashur ta kalojë rrugën.
“Dyshohet se i pandehuri E.O., më 15 gusht 2024, rreth orës 20:00, në Gjilan, ka shkaktuar aksident trafiku me fatalitet, në atë mënyrë që gjatë drejtimit të automjetit të tij, duke mos respektuar këmbësorin – tani të ndjerin Sh.S., i cili ka qenë duke trupuar rrugën në vendkalimin e këmbësorëve, me pjesën e parë të automjetit e ka goditur të njëjtin, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, i cili fillimisht është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin Regjional në Gjilan, pastaj është transferuar në QKUK, në Prishtinë, ku edhe ka ndërruar jetë”, thuhet në komunikatën e prokurorisë. /Gazeta Enigma