Lufta mes Marlon Verës dhe Frankie Edgar ishte tepër e ashpër, por një shkelm që Edgar mori në fytyrë vulosi rezultatin. Humbja e Edgar në UFC 268 erdhi pas shkelmit të fuqishëm që mori në fytyrë dhe ky shkelm u bë viral edhe në internet.
40-vjeçari arriti të duronte tre runde dhe në të tretin pëson një nokaut të jashtëzakonshëm nga rivali që i jep me këmbë një goditje poshtë mjekrës.
Shumë persona e krahasuan fytyrën e Edgar me personazhe filmash të çuditshëm dhe disa bënë shaka edhe me faktin se ai ka humbur katër nga pesë ndeshjet e fundit.
Kjo ndeshje me rezultat tepër negativ për Edgar mund të jetë e fundit, pasi ish-kampioni i peshave të lehta ka humbur dy herë këtë vit dhe katër herë në pesë ndeshjet e tij të fundit.
Edgar ishte i vetmi luftëtar që u eliminua në kartën kryesore në UFC 268./Gazeta Enigma/