Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi u është drejtuar qytetarëve pas arritjes së ekipit të xhudos nga Lojërat Olimpike të Tokios.
Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova u kthyen në vendin tonë me medalje të arta, duke bërë krenarë të gjithë popullin.
Krasniqi në konferencë për media ka thënë se atje, Kosova mori emri ‘Gold Kosova,, duke u uruar nga vendet e tjera të botë.
“Kosova në Tokio ka qenë temë e diskutimi, derisa kemi marrë edhe emrin “Golden Kosova”, duke marrë urime nga vendet e ndryshme të botës”, ka thënë ai.
“Dua të falënderoj Presidentet Vjosa Osmani që na ka jep kurajo dhe na ka nderuar, derisa Distria Krasniqi mori medaljen e artë”.
“Falënderojmë Majlinda Kelmendin që e ka hap derën për sportistët e Kosovës që e ka hap derën për sportistët e tjerë dhe ne do të vazhdojmë të punojmë për medaljen e tjera të arta”, ka shtuar Krasniqi.