Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Bersant Celina ka realizuar një nga golat më të bukur në karrierën e tij fundjavën që lamë.
Mesfushori kosovar, Celina kontribuoi me golin e dytë për Ipswich Town në takimin e javës së 20-të në rangun e dytë të futbollit anglez kundër Crewwe.
Celina mori një top nga Edmundson, ndërsa pa daljen e tepruar të portierit kundërshtar dhe me një goditje parabolë nga jashtë zonës realizoi golin.
Goli i Bersant Celinës është shpërndarë gjithandej nëpër rrjetet sociale, duke kërkuar që çmimi për golin më të mirë t’i dhurohet atij për këtë vit.
Mediumi i madh botëror ‘ESPN’ ka shpërndarë golin e reprezentuesit kosovar, duke pyetur ndjekësit se a është vonë për t’i dhënë Bersant Ceinës çmimin ‘Puskas’.
‘A është tepër vonë për t’i dhënë Bersant Celina të Ipswich Town çmimin Puskas?’, ishte mbishkrimi i ‘ESPN’.
Bersant Celina është në pronësi të skuadrës franceze, Dijon, por është huazuar deri në fund të edicionit të klubi anglez.