Mbrëmë skuadra e Real Madridit e ka mposhtur klubin e Almerias me rezultatin final në 3:2, duel ky që u zhvillua në kuadër të xhiros së 21-të në La Liga.
Reali në pjesën e parë ishte në disavazntazh prej dy golave nga Almeria, por që mbretërit u rikthyen në pjesën e dytë të takimit, raporton Sinjali.
Ishte Bellingham dhe Vinicius që barazuan rezultatin, kurse fitoren skuadrës së Ancelotti ia dhuroi Carvajal në minutat shtesë të ndeshjes.
Por goli më i diskutuar në rrjete scoiale ishte ai i Vinicius i realizuar në minutën e67-të të takimit, kur brazilian shënon me krahëror.
Dyshohej për prekje me dorë, por me rishikimin me VAR u vendos se goli ishe i rregullt.
Për këtë gola ka reaguar edhe vetë Vinicus jr. në Twitter, ku shkruan se “gola të tillë ai shënon në plazhin e Copacabana”.
Shikonjeni videon e golit dhe gjykojeni vetë: