Golin e anuluar të Milanit ndaj Interit e komenton edhe ylli i Bayern Munichut

Golin e anuluar të Milanit ndaj Interit e komenton edhe ylli i Bayern Munichut

Derbi Inter-Milan, gjithmonë është karakterizuar si një sfidë e pafundme me shumë polemika.

Sfida e mbrëmshme, e cila përfundoi me rezultatin 3-0 për zikaltërit e Simone Inzaghit ka pasur një polemikë ku iu anulua me VAR një gol Milanit pas shënimit të Ismael Benaserit, ku Pierr Kalulu kishte penguar rrezen e Samir Handanoviç dhe ndodhej në pozicion jashtë loje.

Për këtë rast të dyshimtë ka reaguar dhe vëllai i Teo Hernandezit, Lukas Hernandez, i cili aktivizohet me Bajernin e Mynihut: “Skandaloze”, ishte “Story” e postuar në profilin e tij të rrjetit social “Instagram”.

/Gazeta Enigma/

Related Articles