Analisti, Dukagjin Gorani, sonte në “Pressing” të T7 ka folur për situatën në Veri. Ai tha se me këtë situatë janë befasuar “ata që s’merren hiç ose nuk iu intereson kjo punë”.
Sipas tij, me sulmet e sotme “këto grupe kushdo qofshin, kanë tregu që qaty zgjedhjet nuk kanë me u mbajt më 18 dhjetor”.
“Vec ata që s’merren hiç ose nuk iu intereson kjo punë hiç, sonte janë befasuar. Sonte këto grupe kushdo qofshin, kanë tregu që qaty zgjedhjet nuk kanë me u mbajt më 18 dhjetor. Ky lloj i njerëzve që sonte ka bo probleme i ka çu mesazh Qeverisë në Prishtinë dhe Qeverisë në Beograd, meqenëse këto janë grupe shoqërore kriminale të cilat kanë agjëndë të vet dhe agjenda e tyre ekonomike kriminale bien ndesh me qëndrimet neë Beograd. Kështu që kjo është lloj shantazhimi të të dy palëve, të dy palët, sidomos bashkësia ndërkombëtare gjendet në një pozitë tepër të palakmueshme, sepse nëse shtyhen zgjedhjet i lëshon pe grupeve të cilat i konvenon paligjësia. Nesë nuk i lëshon pe, ato banda kriminale janë në gjendje që sentimentin të përgjitshëm të serbëve në veri ta përdorin për veti dhe ta shndërrojnë atë në formë të rezistencës”, tha ai.