Analisti Dukagjin Gorani thotë se Bashkësia Ndërkombëtare nuk është e interesuar me marrë seriozisht 24 shtatorin, sulmin terrorist mbi Policinë e Kosovës në Banjskë.
“Bashkësia Ndërkombëtare s’është e interesuar me marrë seriozisht 24 shtatorin si ngjarje që ja ndryshon lojën, por edhe në anën tjetër na jemi tepër vend i vogël per me mujtë me ja ndryshu mendjen dipolmacisë ndërkombëtare që një ngjarje e tillë të paraqes ndryshim strukturor me mënyrën qysh i qasemi problemit që e kemi me Serbinë”, tha Gorani në “Pressing”.
Gorani tha se në nivelin diplomatik shihet sikur “24 shtatori nuk ka ndodhë”.
“Në nivelin diplomatik 24 shtatori nuk ka ndodhë, meqenëse duket se është njëfarë konsensusi ndërkombëtar me konsideru që 24 shtatori nuk ka ndonjë peshë në raportet apo në procesin politik. Ai ka peshë në nivelin e sigurisë dhe si çështje e sigurisë si duket kqyrin me izolu në atë rrafsh dhe strukturat e veçanta mu merr me të, si policia, EULEX, shtimi i numrit të ushtarëve. Mirëpo si incident ekziston konsensus mos me i marrë seriozisht”, tha Gorani.