Në Sektorin për Punë të Brendshme në Gostivar është raportuar për një rast kanoseje të një 62 vjeçari ndaj bashkëshortes së tij.
Rastin e kanë konfirmuar dhe nga Ministria e Punëve të Brendshme.
“MPB njofton se mbrëmjen e djeshme kanë arrestuar një 62-vjeçar nga një fshat i Gostivarit pasi i njëjti është sjellur në mënyrë agresive dhe ka kanosur gruan e tij”, thuhet në njoftim.
“Në një fshat të Gostivar, dje në orën 20:00, zyrtarët policorë kanë arrestuar personin me iniciale A.F. (62 vjeçar) për sjellje agresive dhe kanosje ndaj gruas së tij 60-vjeçare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë dorëzimi i kallëzimit përkatës”, shtojnë nga MPB.