Futbollisti i njohur francez Mathieu Valbuena mund të zbarkojë në Maqedoninë e Veriut në fund të stinorit aktual. Sipas gol.mk, Valbuena është afër nënshkrimit për ekipin e Gostivarit, tek i cili do të arrijë nga Apollon Limassol.
Gostivari është futur këtë vit në elitën e futbollit maqedonas dhe ka pronarë të pasur nga Turqia.
Edhe këtë verë ky klub bëri disa transferime të mëdha, ndaj ndër të tjera solli turkun Alper Potuk nga Rizespor, futbollist i cili dhjetë vite më parë bëri një transferim për 7 milionë euro te Fenerbahçe, ku ishte për një kohë edhe kapiten.
Gostivari këtë verë tentoi të sjellë në radhët e veta edhe Ricardo Quaresman, por bashkëpunimi me portugezin nuk u arrit.
Valbuena luajti 52 ndeshje për kombëtaren franceze dhe shënoi 8 gola, ndërsa për sa i përket klubeve, ai la gjurmët më të mëdha në Marseille me 330 paraqitje, 38 gola dhe 58 asistime.
Ai luajti edhe për klube si Dinamo Moska, Lyon, Fenerbahce dhe Olimpiacos.