Grabitet 18-vjeçarja në Mitrovicë, hajni ia merr zinxhirët nga qafa dhe e rrëzon përtokë

Një 18-vjeçare është grabitur te parku i qytetit në Mitrovicë.

Një person dyshohet se me anë të forcës ia ka marrë dy zinxhirët që i kishte të vendosur në qafë.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se viktima përpos dëmit material, ka pësuar edhe lëndime trupore, për shkak se i dyshuari i cili s’është identifikuar ende, e ka rrëzuar përtokë.

Si pasojë e lëndimeve, ajo ka marrë ndihmë mjekësore, ndërkohë që ka dhënë dëshminë e saj lidhur me rastin.

Njësitë policore kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore që ndihmojnë në identifikimin e të dyshuarit dhe që çojnë në lokalizimin e vendndodhjes së tij.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Grabitje’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren varësisht nga zhvillimi i hetimeve.

Related Articles