Një institucion mikrofinanciar është grabitur sot rreth orës 12:15 në rrugën “Agim Ramadani”, në Prishtinë, raporton Gazeta Enigma.
Lajmin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Sipas tij, policia ka dalë në vendngjarje dhe nga informacionet e para dyshohet që grabitja të jetë kryer nga një person.
“Rreth orës 12:15 është raportuar për një grabitje të ndodhur në filialin e një institucioni mikrofinanciar të pagesave në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë. Policia ka dalë në vendngjarje dhe nga informacionet e para dyshohet që grabitja të jetë kryer nga një person”, ka thënë Borovci.
Ndërkaq, siç tha ai aktualisht po vazhdon hetimi bashke me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim ndriçimin e rastit.