Një grabitje e armatosur ka ndodhur dje në Prizren.
Siç bën të ditur Policia, rasti ka ndodhur në filialin e një institucioni mikrofinanciar.
Ankuesja femër kosovare menaxhere në filialin e një institucioni mikrofinanciar ka njoftuar policinë se aty gjatë orarit të punës ka hyrë një person i maskuar, i armatosur dhe nën kërcënimin e një pistoletë ka marrë rreth 10 000 euro para kesh.
Nuk raportohet për të lënduar. Rasti në hetime.