Grabitje e armatosur e me maska në Prishtinë

Grabitje e armatosur e me maska në Prishtinë

Gjatë pasdites së djeshme, dy persona kanë grabitur një lokal në Prishtinë.

Sipas raportit të policisë, dy të dyshuar të maskuar, duke kërcënuar dy meshkuj të pranishëm në lokal, kanë grabitur lokalin dhe një shumë parash.

Rreth rastit nuk raportohet të ketë persona të lënduar.

Rasti është nën hetime.

Njoftimi i plotë:

GRABITJE– Prishtinë / 06.02.2024 – 17:25. Dy ankuesit meshkuj kosovarë kanë deklaruar se nga dy persona të dyshuar me maska në kokë nën kërcënimin e armës kanë grabitur nga lokali një shumë parashë, dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti nën hetime. 

Related Articles