Grabitje e rëndë në Komoran: Momenti kur hajni hap derën e kamionit dhe merr çantën

Grabitje e rëndë në Komoran: Momenti kur hajni hap derën e kamionit dhe merr çantën

Një çantë krahu është vjedhur në një mënyrë shumë dinake mbrëmë, në Komoran.

Teksa shoferi i një kamioni po e pastronte automjetin, një veturë e tipit “Passat” ndalon buzë tij,

Nga aty, del një person i dyshuar i cili porsa heton që shoferi është në anën e kundërt të kamionit, përvidhet shpejt, hap derën dhe nga aty merr një çantë, në të cilën kishte para, dokumente dhe një çelës i veturës.

Me shpejtësi, vetura është larguar nga vendi i ngjarjes.

E tërë situata u zhvillua buzë një qendre tregtare, diku rreth orës 20:30.

Rasti është raportuar në stacionin policor në Drenas.

Related Articles